Elvis Rroshi sqaron përse është ndaluar dhe dëbuar nga Gjermania

Partia Demokratike, i ka kërkuar Kosmionit Qëndrorë të Zgjedhjeve që të  nis procedurat për ndërprejen e mandatit të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, pasi akzuohet se ka fshehur të dhënat në vetëdeklarim. Gazeta Rilindja Demorkatike botoi sot formularin e vetëdeklarimit që buron si detyrim i ligjit të dekriminalizimit, ku Rroshi pranonte se ishte ndaluar ne Gjarmani, por nuk jepte arsyet e ndalimit. Pak orë më vonë Rroshi ka reguar në rrejtin social facebook, i cili ka sqaruar se është ndaluar në Gjermani pasi ka qënë emigrant pa letra, ndërsa garanton se nuk është subjekt i asnjë krimi që parashikon ligji i dekriminalizimit.   Tirane- Pas plotësimit të formularit të  vetëdeklarimit, Partia Demokratike  akuzoi  Kryebashkikun e  Kavajës, Elvis Rroshi, se ka fshehur të shkuarën e tij. Gazeta zyrtare e selisë Blu,  Rilindja Demokratike, botoi fomularin e vetëdeklarimit të Elvis Rroshit, i cili pranonte se ishte ndaluar në Gjermani, por në vëtëdeklarim nuk jepte arsyen.  Marrë shkas nga kjo Partia Demokratike, i  kërkoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që t'i drejtohet prokurorisë, që të nisë procedurën për ndërprerjen e mandatit të  kryetarit Bashksië Kavajës, ashtu siç e përcakton ligjiErvin Salianji: I shpallur nga Edi Rama si model për t’u marrë shembull nga të tjerët, Roshi ka pasur në të kaluarën probleme të rënda me drejtësinë. Ai po mundohet ti fshehë ato duke mos dhënë arsyet pse është dëbuar nga Gjermania. Një provë që konfirmon qëndrimet dhe denoncimet e Partisë Demokratike dhe të ambasadorit amerikan për kandidimet e kriminelëve në zgjedhje. Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të dërgojë menjëherë në prokurori formularin e Roshit, pasi fshehja e të dhënave është një vepër penale më vete që do të mjaftonte për ndërprerjen e mandatit të Roshit. Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë dhe organeve që ligji ngarkon me zbatimin e tij, që të nisin menjëherë nga puna.Mbi akuzat e demokratëve reagoi kryetari i bashkisë së Kavajës, i cili nëpërmjet një postimi në facebook, thekson se ai është ndaluar  në Gjermani, pasi ka qenë emigrant pa letra. Rroshi, garanton  se nuk është subjekt i asnje krimi qe parashikon ligji i  dekriminalizimit.Elvis Rroshi:"Une jam ndaluar ne Gjermani nga autoritetet vendase dhe me pas jam debuar nga Gjermania. Kjo ka ndodhur pasi kam qene emigrant pa letra. Kam shkruar ne deklarate se nuk me kujtohen detajet e ceshtjes pasi dua te jem i sakte ne cdo percaktim. Te gjitha detajet dhe procedurat e ndalimit dhe debimit tim jane duke u zbardhur nga avokatet e mi dhe do u vihen ne dispozicion publikut dhe institucioneve shteterore sa me pare te jete e mundur. Por nje gje eshte e sigurte: Une nuk jam subjekt i asnje krimi qe parashikon ligji dekriminalizimit dhe nuk doja qe Sali Berisha dhe partia e tij te kerkonin largimin tim nga politika per pasaktesi deklarimi" sqaron Elvis Rroshi elviss