Itali, 698 emigrantë të mbijetuar mbërritë në portin e Augustës

Plot 698 emigrantë të mbijetuar kanë mbërritur në portin e Augustës në Siçili të Italisë.Refugjatët ishin pjesë e 1759 klandestinëve që u shpëtuan në det të hapur pas një mega operacioni të marinës italiane, rojës bredetare, policisë financiare, grupe të caktuara të bashkimit europian, Frontex dhe organizata humanitare "Mjekë pa Kufij".Marina konfirmoi numrin e tyre, por pa dhënë detaje rreth kombësisë. Të ardhurit e fundit e kanë cuar në 30 mijë numrin e refugjatëve të mbërritur në Itali gjatë këtij viti.Organizatat humanitare deklarojnë se rruga detare ndërmjet Libisë dhe Italisë është më e frekuentuara për azilkërkuesit që i drejtohen Europës, pas marrëveshjes mes Bashkimit Europian dhe Turqisë që e ka ulur ndjeshëm numrin e emigrantëve që synojnë Greqinë." Gjëndja shëndetësore e klandestinëve është e mirë. Sigurisht ata ndjenë pasojat e një udhëtimi të gjatë "- u shpreh kapiteni i anijes, Ricardo Rizzotto.Autoritetet druhen se numri i refugjatëve që do të zgjedhin rrugën nëpërmjet Italisë do të rritet ndjeshëm me përmirësimin e kushteve atmosferike. Mbi 1.2 milion emigrantë nga Africa, Azia dhe zonat Arabe kanë mbërritur në Europë që nga fillimi i vitit të shkuar. Shumica e atyre që mbërrijnë në Itali, nisen nga Libia me peshkarexha ose gomone duke iu drejtuar ishullit të Lampeduzës ose Siçilisë./Oranews.tv/