Basha shkon në Lazarat: Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar prezantimin e platformës së Partisë Demokratike në Gjirokastër. Kreu i Selisë blu Lulzim Basha deklaroi se votimi elektronik është e vetmja mundësi që të mos lejohet vjedhja e votave.Lulzim Basha: "Votimi elektronik, pra me gishtërinj që të mos mbledhin kartat një natë para, të mos kërkojnë fotografi të votës. Çështjen e financimit: kemi një model i cili po të vihet në funksion ligjërisht gjurmon në çdo bankë të Shqipërisë lëvizjen e “cash”-it. Se ju e dini që tre-katër ditë përpara shkojnë e nxjerrin “cash”-in për të blerë vota.Lideri i opozitës është takuar më pas me banorë të Lazaratit me të cilët ka diskutuar për situatën e rëndë ekonomike.Lulzim Basha: Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një Shqipëri në mjerim sepse mjerim mbollën me taksat e larta, me terrorin, me kërbaçin. Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një popullsi e dëshpëruar sepse dëshpërim mbollën me mbylljen e vendeve të punës, me çmimet e larta dhe faturat aforfe të energjisë elektrike, me taksat e larta. Shumica dërrmuese e shqiptarëve pa dallime politike duan që Edi Rama të largohet një orë e më parë nga pushteti.Basha bashkëbisedoi dhe me banor të fshatit Valare në zonën e Lunxhërisë dhe me banorë të Libohovës e të cilëve u premtoi subvencione për bujqësinë dhe u shpjegoi skemën për ndihmën sociale.Lulzim Basha: " Programi i Partisë Demokratike për fermerët parashikon subvencione për çdo fermer, pa burokraci, pa NIPT, me kartën tuaj të identitetit do ta merrni subvencionin.Platforma e PD parashikon Ulje të moshës së pensionit, rritje e pagës minimale, subvencionimi i energjisë elektrike deri në 200 KË dhe faturës së ujit familjeve me ndihmë ekonomike, dhe ulje çmimi të energjisë për familjarët dhe bizneset si dhe Anullim të koncesioneve korruptive./Oranews.tv/