Dhuna në stadium, Mjeku: 5 të plagosur në spitalin e Dibrës por asnjëri krutan
Drejtori i Spitalit të Dibrës Beqir Bici në një prononcim për Ora Neës deklaron se në spital kanë mbërritur 5 pacientë, dibranë të cilët pas mjekimit janë larguar për në banesat e tyre.Ai thotë se nuk ka pasur asnjë futbollist të dëmtuar të ekipit të Kastriotit apo të tifozëve krutanë.Beqir Bici: Në spital janë paraqitur 5 pacientë dibranë. Dy me plagë të lehta në kokë të cilët më pas janë larguar. Nuk na rezulton që të ketë ardhur një futbollist i dëmtuar i ekipit të Kastriotit apo të dëmtuar krutanëNdeshja e kategorisë së parë Korabi - Kastrioti e luajtur dje u mbyll 1- 0 për Korabin."Në fund të ndeshjes në momentin që tifozët po festonin në fushë kanë hyrë individe nga bankina e Kastriotit duke provokuar turmën" informon gazetari ynë Islam Shehu.Individët kanë dhunuar lojtarët e Kastriotit. FNSH ka ndihmuar të nxjerrë nga stadiumi skuadrën e Kastriotit pas një ore e gjysmë ngujimi brenda.Pamjet tregojnë se në kor kanë nisur të provokojnë edhe tifozët e Kastriotit. Pas dhunës së ushtruar ndaj lojtarëve të ekipit krutan, uniformat blu nuk kanë arritur të ndalojnë civilët vendas që gjuanin ndaj lojtarëve miq. Është dashur ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë marrë përsipër menaxhimin e situatës.Në hyrjen e dhomave të zhveshjes, tifozët dibranë kanë goditur me çadra dhe sende të tjera të forta lojtarë dhe pjesëtarë të stafit teknik të Kastriotit.Këta të fundit e kanë pasur të pamundur për shumë minuta për të dalë nga dhomat e zhveshjes./Oranews.tv/