Sekuestrohen 5. 5 kg heroinë në port, destinacion Italia

Një sasi prej 5. 5 kg drogë e dyshuar heroinë është gjetur e fshehur në një furgon me pasagjerë me destinacion Italinë.Droga u gjet gjatë kontrollit të furgonit tip Benz me targa  AA 517 DD(pasagjerësh) në pikën e kontrollit të automjeteve në vijën e dytë, në Portin e Durrësit mbrëmjen e 7 Majit 2016.Makina kishte  drejtues shtetasin  Lorand Dhëmbi, 46 vjeç, banues në Tiranë  dhe shoferin tjetër Bledar Çapani,49 vjeç, banues në Tiranë, të cilat janë arrestuar në flagrancë.Furgoni me pesë pasagjerë ishte nisur nga Tirana me destinacion Italinë. Operacioni u krye nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e policisë së Durrësit.Dy të arrestuarit janë marrë në pyetje por burimet nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se ata kanë mohuar të kenë pasur dijeni për lëndën narkotike.Droga ishte fshehur pas tapicerisë në krahun e pasagjerit." Arrestimi në flagrancë I tyre u bë pasi: Më datë 07.05.2016, në pikën e kontrollit të automjeteve në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në mjetin furgon tip Benz me targa AA 517 DD(pasagjerësh), me drejtues shtetasin Lorand Dhëmbi dhe shoferin tjetër Bledar Çapani, u gjetën dhe u sekuestruan më cilësive e provave materiale: • rreth 5.5. kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë" thuhet në njoftimin e policisëMaterialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale " Trafikimi i lëndëve narkotike " parashikuar në nenin 283 / a / 2 të Kodit Penal, informon policia e Durrësit.[caption id="attachment_741425" align="alignnone" width="640"]13149825_10207879408976827_119085881_n Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_741424" align="alignnone" width="640"]13140716_10207879414376962_2038395902_n Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_741423" align="alignnone" width="640"]13162050_10207879409936851_1512378646_n Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_741422" align="alignnone" width="640"]13161510_10207879413296935_1786364639_o Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_741421" align="alignnone" width="640"]13152687_10207879413616943_1166000414_n Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_741420" align="alignnone" width="640"]13115811_10207879410096855_245257604_n Ne foto: Furgoni ku u gjet droga[/caption]