Zyrtari i burgjeve informon Berishën: 5000 euro një vend pune
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2016, 22:43
Ish-kryeministri Sali Berisha bën një tjetër denoncimet, kësaj here me korrupsionin në burgje sipas tij.
Duke iu referuar mesazhit të qytetarëve, Berisha shkruan se për një vend pune jepen 5 mijë euro, ndërsa për transferime rreth 600 euro.Ende nuk dihet se sa të sakta janë shifrat e denoncuara dhe nëse ato janë të vërteta.Më poshtë postimi i Berishës:Qytetari dixhital denoncon:Ryshfetin qe merr drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Artur Zoto. Për më hollësisht lexojeni vet! sb"Pershendetje I Dashur Kryetar dhe mos vdeksh kurr . Te dhentë zoti jetë. Jam një punonjës pranë Drejtorisë se përgjithshme se burgjeve. Doja te beja një denoncim sepse je i vetmi njeri ku mund te dëgjohet dhe zëri jonë. Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto e ka kthyer këtë institucion ne prone private. Një transferim nga një p/burgim në një burg kushton 600 €. Një vend pune varion nga 3000€ deri ne 5000€ . e plot e plot pazare te tjera. Nëse ju kujtohet ashashi qe ju kap nje punonjësi të policisë se burgjeve ajo sasi ishte për burgun e Peqinit ku organizator qe vet Artur Zoto. por i rreshkiti situata nga duart sepse ishin te pakënaqur ortaket e tij me te cilet ndan leket. Jemi bere vemi ne pune me frike dhe rrime me frike sepse nuk e dimë se ku na shkon emri për transferim sepse duhet me i dhanë 5000 € Artur Zotos qe te na kthej prapë ne atë vend pune. Nuk po flas për gjera te tjera sepse janë te pafundme palaçollëqet qe bën ai. Filmon Punonjësit e tij y bën video duke u dhënë leke e me pas i ben presion dhe i detyron te bejne gjera qe vene kokën ne rrezik”.
/Ora News/