Thaçi i lë timonin e PDK-së Veselit, vetë sodit borën në malet e Sharrit

Përpara më shumë se një muaji ai përmbylli kapitullin e tij me partinë të cilën e krijoi dhe udhëhoqi, deri kur vendosi që të marrë pozitën e Kreut të Shtetit.Hashim Thaçi dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë qenë partnerë për 17 vjet me radhë.Dhe sot kur PDK votoi për kryetarin e ri, Kadri Veselin, ai i vjetri vendosi që ditën ta kalojë në malet e tija të preferuara, ato të Sharrit.Larg nga zhurma dhe miqtë e tij të partisë, Thaçi ka lënë një shënim në Facebook duke treguar bukuritë e këtyre maleve që edhe në këtë ditë maji janë plotë me borë.Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi: