Muzeu i fotografisë "Marubi” do të inagurohet të hënën, Ditën e Europës
Ministria e Kulturës ka zgjedhur Ditën e Europës për të përuruar Muzeun Marubi në Shkodër.Përurimi do të bëhet në orën 17:00 ditën e hënë, me 9 maj.Godina e re e Muzeut është ngritur në godinën që ndodhet në rrugën “Kole Idromeno”, godinë e ndërtuar më shume se 100 vite më parë, e cila ka shërbyer si bankë, ndërsa u shkatërrua në marsin e vitit 1997.Godina u ble më pas nga Ministria e Kultures për te ngritur Muzeun.Janë mbi 500 mijë negativë të dinastisë Marubi dhe të shumë fotografëve të tjerë shkodranë e me gjerë.Ky Muze dokumenton në celuloid kronikën historike të Shqipërisë nga viti 1800 e në vazhdim.Me këtë Muze, historia e Shkodrës dhe e Shqipërisë fiton një tjetër dimension, duke pasur parasysh interesimin që kanë edhe turistet e huaj për kulturën dhe traditën shqiptare.Fotot janë të gazetarit shkodran Musa Kurtulaj[caption id="attachment_741303" align="alignnone" width="640"]
Komisonin nderkombetar ne Shkoder ne vitin 1913 - 1914 dhe perfaqesues te Shkodres.[/caption][caption id="attachment_741304" align="alignnone" width="640"]
Aparatet fotografike me te cilat ka punuar dinastia e Marubeve[/caption][caption id="attachment_741306" align="alignnone" width="411"]
Aparatet fotografike me te cilat ka punuar dinastia e Marubeve[/caption]