Aksident në superstradën Laç- Mamurras, mjeti përplas për vdekje të moshuarin

Një 72-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme teksa u përplas nga një automjet.Ngjarja u regjistrua  në superstradën Laç - Mamurras , tek kryqëzimi i Sanxhakut,  ku shtetasi A. K duke drejtuar mjetin e tij me targa AA 573 KD ka përplasur  shtetasin Hysen Mitku , 72 vjeç , banues në Sanxhak ,  i cili ka humbur jetën.Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë veprimeve të shpejta policore u bë i mundur kapja dhe  shoqërimi i tij në  Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.[caption id="attachment_741540" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga vendi i ngjarjes Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]