Arrestohet gjimnazisti, furnizonte shkollën e mesme “Sali Ceka” me kanabis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2016, 21:01
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një nxënës gjimnazi për shpërndarje të lëndëve narkotike në shkollë.Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë sot arrestimin në flagrancë të shtetasit B.K, 18 vjeç, banues në Elbasan, nxënës në vitin e tretë në shkollën e mesme “Sali Ceka”.Në cilësinë e provës materiale atij iu gjetën dhe sekuestruan 410 gr kanabis, ku një pjesë ishte e ndarë në doza gati për shitje pranë ambienteve të shkollës.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".