Betohet Sadiq Khan, në krye të bashkisë Londër myslimani që do shqiptarët
Kryetari i sapozgjedhur i Londrës, Sadiq Khan, është betuar para qytetarëve të kryeqytetit britanik në një ceremoni të mbajtur në katedralen Southwark.Djali i një shoferi autobusi, mysliman me origjinë nga Pakistani, i rritur në një banesë sociale, tha se do të jetë kreu i të gjithë londinezëve pa asnjë dallim."Disa nga ju mund të mos e dinë këtë, por unë jam rritur në një banesë të Këshillit Bashkiak vetëm pak kilometra nga këtu. Në atë kohë kurrë nuk kam ëndërruar se do të arrija deri këtu, të bëhesha kreu i Bashkisë së Londrës. Jam këtu vetëm për shkak të mundësive dhe ndihmës që ky qytet më ka dhënë mua dhe familjes time. Dhe ju siguroj që të gjitha këto mundësi që më ka dhënë mua ky qytet, do ti marrë çdo londinez”.Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ish-lideri i laburistëve Ed Miliband dhe Baronesha Doreen Lawrence.Para betimit, myslimani i parë që drejton Bashkinë e kryeqytetit britanik u prit edhe nga kreu i katolikëve Andrew Nunn, i cili shprehu entuziazmin për fitoren e Khan, duke u shprehur se komuniteti i krishterë ndihet krenar që ka në mesin e tij një mysliman.Khan është uruar nga një pjesë e madhe e krerëve të institucioneve të Londrës, të cilat kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kryetarin e ri.Drejtori i policisë së Londrës Sir Bernard Hogan-Howe tha se “ Me zor po pres të punoj me të dhe me të gjithë anëtarët e Asamblesë që u zgjodhën, për të vazhduar ndryshimin dhe për ta mbajtur Londrën një nga qytetet më të sigurta në botë “.Kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, deklaroi se sëbashku me Khan do të krijojnë një qytet të drejtë për të gjithë.Urimet erdhën edhe nga kryetari në largim Boris Johnsos, rivali i tij gjatë garës Zac Goldsmith, kreu i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio etj.