Dhunë shtazarake në futbollin e kategorisë së parë
Skandal dhune në kategorinë e parë në futboll. Pogradeci dhe Dibra, nuk luajnë vetëm futboll, por ndeshjet shumë të rëndësishme të kampionatit, dhuna ka qenë prezente.Në Pogradec është mbyllur në barazim 1-1 sfida e sotme përcaktuese për Grupin B të Kategorisë së Parë mes Pogradecit dhe Luftëtarit.Në përfundim të takimit, tifozët pogradecarë kanë çarë rrethimin, duke u përleshur me skuadrën mike, e cila u dhunua edhe nga skuadra e Pogradecit.Në një stadium të mbushur mbi kapacitetet, ku ndodheshin rreth 8 mijë tifozë, situata u bë më e rrezikshme. Sfida është e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Shqiptar, përcaktuese për fatin e ekipit që do të ngrihet sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore, barazimi 1-1, rezultat ky që favorizon gjirokastritet.Këta të fundit, me dy pikë avantazh mbi pogradecarët, kur ka mbetur edhe vetëm një ndeshje deri në përfundimin e sezonit, duke se gjirokastritët janë pranë rikthimit në futbolliDhuna në DibërNdërkohë në Dibër, FNSH ka ndihmuar të nxjerrë nga stadiumi skuadrën e Kastriotit pas një ore e gjysmë ngujimi brenda. Edhe pse skuadra ka fituar me rezultatin 1-0.Pas dhunës së ushtruar ndaj lojtarëve të ekipit krutan, uniformat blu nuk kanë arritur të ndalojnë civilët vendas që gjuanin ndaj lojtarëve miq. Është dashur ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë marrë përsipër menaxhimin e situatës.Në hyrjen e dhomave të zhveshjes, tifozët dibranë kanë goditur me çadra dhe sende të tjera të forta lojtarë dhe pjesëtarë të stafit teknik të Kastriotit. Këta të fundit e kanë pasur të pamundur për shumë minuta për të dalë nga dhomat e zhveshjes. [caption id="attachment_741320" align="alignnone" width="600"]
Dhuna gjatë ndeshjes Pogradeci-Luftëtari[/caption][caption id="attachment_741319" align="alignnone" width="600"]
Dhuna gjatë ndeshjes Pogradeci-Luftëtari[/caption][caption id="attachment_741318" align="alignnone" width="600"]
Dhuna gjatë ndeshjes Pogradeci-Luftëtari[/caption]
[caption id="attachment_741343" align="alignnone" width="984"]
Tifozët në fushë gjatë ndeshjes Kastrioti-Korabi[/caption][caption id="attachment_741289" align="alignnone" width="600"]
Dhuna gjatë ndeshjes Kastriot-Korabi[/caption][caption id="attachment_741290" align="alignnone" width="600"]
Dhuna gjatë ndeshjes Kastriot-Korabi[/caption][caption id="attachment_741291" align="alignnone" width="600"]
Erlind Korreshi, mesfushori lushnjar i Kastriotit, i dhunuar në Peshkopi pas ndeshjes.[/caption]
/Ora News/