Mesazhi për Vlahutin, kush është 22 vjeçarja që foli ashpër për politikanët

Flogerta Krypi është 22-vjeçarja që i shprehu Ambasadores së BE zemërimin e saj me klasën politike shqiptare. Në pak orë video e transmetuar në lajmet e Ora News u kthye në fenomen interneti me mijëra klikime. Sot ne e takuam vajzën qe na pohoi se flet 6 gjuhë te huaja, që kërkon më shumë angazhim konkret nga te rinjtë në vend të qëndrimit të gjatë nëper kafene. Ndiqni një profil të vajzës që nuk e mban gjuhën kur bëhet fjalë për shpresën dje të ardhmen e të rinjve shqiptarë.Flogerta Krypi është 22 vjeçarja që me ton të lartë zhgënjimi dhe një anglishte të mirë i shprehu zemërimin e saj Ambasadores së BE Vlahutin gjatë takimit me të rinjtë.E njohin se Gerta gjermanja, nuk dihet nëse për faktin që ka studiuar gjermanisht për maketing, apo sepse ka një karakter të rreptë.Krypi: Kam lindur në një familje modeste, ashtu siç është 90% e familjeve shqiptare. Me një nënë e cila aktualisht punon rrobaqepëse prej disa vitesh, me një baba që prej më shumë se 22 vitesh është në rradhët e policisë shqiptare dhe punon çdo ditë që ky vend të jetë një vend më i mirë. Kam kryer vetëm klasën e parë në Krrabë dhe më pas jemi zhvendosur në Tiranë ku jetoj. Dhe ndodhi që një ditë arrita të shkoj me studime në Gjermani.E takojmë pak orë pasi fjalimi i saj në edicionet e lajmeve të Ora News u kthye në fenomen të rrjeteve sociale me 10 mijë klikime dhe qindra share.Krypi: Kur jam zgjuar në mëngjes dhe kam parë që videoja e faqes suaj ishte shpërndarë në dhjetëra portale dhe kishte mbi 10 mijë share kam menduar që ok të paktën 10 mijë shqiptarë ndoshta nuk e kanë guximin ta thonë përballë por mendojnë si unë. Dhe këto 10 mijë shqiptarë mund të bëhen bashkë, këto 10 mijë shqiptarë mund ta ndryshojnë një ditë këtë vend.Mësojme se është kthyer në Shqipëri për një problem familjar pas studimeve dhe aktualisht punon si Drejtore Marketingu në një kompani private.Krypi: Ajo kohë që jetova në Gjermani nuk ishte aq shumë sa unë do të doja të ishte, por ishte e mjaftueshme që unë të mësoja se çfarë kishim ne gabim.Gerta flet 6 gjuhë të huaja dhe është kritike me të rinjtë që rrinë në kafene.Krypi: Kur miqtë e mi të huaj vijnë, të cilët i kam njohur qoftë në Gjermani, qoftë në projektet këtu, e dini kush është pyetja e parë që më bëjnë: Pse ka kaq shumë kafe në Shqipëri dhe pse janë të gjitha plot?Kontributin e saj ka vendosur ta japë edhe përmes një organizate të krijuar 3 vjet më parë.Krypi: Nuk ishte ideja ime, unë nuk e dija që ekzistonin shoqatat, në Shqipëri jo njëherë. E vetmja gjë që dija është që këto njerëz që ishin afër politikës, ishin dhe këta hajdutë.Është e zhgënjyer me klasën politike dhe zhvillimin e vendit. Revolten pohon se përpiqen t'ia frenojnë sa herë kërkon të ngrejë zërin për çështje shqetësuese.Krypi: Jam e revoltuar sepse nëna ime duhet të punojë dy ditë e gjysëm që mua të më blejë një libër dhe këtë ja thashë dje Ambasadores.E di çfarë do të thotë të jesh shtatë veta në shtëpi dhe të shtatë të blejnë abone? E di çfarë do të thotë të paguash një kredi në fund të muajit? Kjo është Shqipëria.Por çfarë di një studente për reformën në drejtësi dhe cili është mesazhi i saj?Krypi: Për reformën në drejtësi? Di që bota po bërtet me të madhe, bëjeni! Dhe di që gjyqtarët, prokurorët, politikanët dhe gjithçka tjetër që nuk ju intereson që kjo reformë të bëhet po krijojnë situata qesharake, fshatareske, parazitizmi që kjo të mos bëhet. Sa Ambasadorë kanë ardhur dhe kanë bërë kritikë për Shqipërinë, sa po bëjnë sot e kësaj dite, sa po bërtasin me të madhe dhe thonë bëni reformën në drejtësi? Sa po bërtasin me të madhe dhe thonë ndryshojeni këtë vend? Sepse bota ka investuar me miliarda euro në këtë vend, nuk i ka investuar kot.Gerta zbulon se po shkruan një libër për kancelaren Merkel dhe vizionin e saj.Krypi: Titullohet “Lotët e Kancelares”. Është një libër i cili tregon çfarë dua unë të jem në të ardhmen time dhe si unë e mendoj këtë vend, pavarësisht se ngjarjet ndodhin në Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe unë dua të jem një zonja. Merkel për këtë vend.Flogerta Krypi është një vajzë nga ato që shoqëria shqiptare duhet të ketë respekt për mendimin dhe kontributin e saj.Capture