Ky shqiptar është 'bosi' i trafikut të 1.360 kg hashash, kishte standard të lartë jetese

Gjykata e Ibizas në Spanjë ka lënë prapa hekurave shqiptarin me iniciale H.F, 36-vjeçar (ky që shihni në foto).Ai u arrestua të mërkurën e shkuar për 1.360 kg hashash. Mediat spanjolle shkruajnë se “shqiptari kishte një standard të lartë jetese”.Në fakt, shqiptari ishte në kërkim si dëshmitar në kuadër të hetimeve për një organizatë kriminale shqiptare që merrej me grabitjen e shtëpive luksoze në Kosta del Sol,.Hetimet kanë nisur që në vitin 2014, kur autoritetet kishin marrë informacion për një sasi të madhe hashashi në Ibiza, e cila më pas do të dërgohej në Barcelonë.Pas hetimeve, agjentët e policisë mbrëmjen e 30 dhjetorit 2014, i ndërprenë rrugën një kamioni ku gjetën brenda tij një sasi prej 1,360 kilogramë hashash.Më pas, policia vendase zhvilloi hetime që çuan në identifikimin e shqiptarit me iniciale H.F, i cili ishte përgjegjës për sasinë e madhe të hashashit, shkruajnë mediat lokale në Spanjë.shqiptariNë atë kohë, i arrestuari ka jetuar në Barcelonë me dokumente identiteti italiane false, por në verë u transferua në Ibiza me synim për të qëndruar në mënyrë të përhershme atje. Gjatë hetimit, u zbulua se ai ishte shqiptar dhe jo italian.Ai u arrestua të mërkurën e kaluar në aeroportin e Ibizas. 36-vjeçari akuzohen për disa vepra penale./Ora News/