Gruaja humb dy fëmijët në aksident, shpëton vetë me më të voglin
Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 17:20 të pasdites së sotme në rrugën dytësore Golem-Kavajë, ku dy fëmijë kanë humbur jetën.Gruaja me iniciale S.N, 24 vjeçe banuese në Durrës po udhëtonte me tre fëmijët e saj në mjetin tip “Mercedes Benz”, me targë AA372JG, kur ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me trafik ndarësen.Aksidenti ka rezultuar fatal për dy prej tre fëmijëve në mjet, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Dy viktimat janë të moshave 3 dhe 5 vjeç.Tragjedisë i mbijetuan vetëm 24 vjeçarja me fëmijën e saj të vogël vetëm 1 vjeç, E.N. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.[caption id="attachment_741237" align="alignnone" width="640"]
Mjeti i aksidentuar[/caption][caption id="attachment_741238" align="alignnone" width="640"]
Mjeti i aksidentuar[/caption][caption id="attachment_741211" align="alignnone" width="640"]
Mjeti i aksidentuar[/caption][caption id="attachment_741212" align="alignnone" width="640"]
Mjeti i aksidentuar[/caption][caption id="attachment_741227" align="alignnone" width="411"]
Mjeti i aksidentuar[/caption][caption id="attachment_741226" align="alignnone" width="640"]
Mjeti i aksidentuar[/caption]