Trazira në San Francisco pas vrasjes së një personi me ngjyrë, 25 të arrestuar

San Francisco në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfshirë nga protestat e dhushme pas vrasjes së një personi me ngjyrë të premten. Protestuesit kërkojnë largimin e kreut të Bashkisë ose të shefit të policisë. 25 aktivistë u arrestuan pasi situata degjeneroi në përleshje të dhunshme.Rikthehen sërish protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi debatin e gjatë tashmë të racizmit në policinë amerikane.Qindra vetë janë mbledhur në Bashkinë e San Franciscos për të kërkuar largimin e Kryebashkiakut ose të shefit të policisë, Greg Suhr pas vrasjes së një personi me ngjyrë të premten më 6 maj.Situata degjeneroi në përleshje të dhunshme, ku policia ka përdorur shkopinj gome dhe mjete të tjera për të shpërndarë turmën e zemëruar.25 persona u arrestuan gjatë trazirave, teksa flitet edhe për të lënduar.Gjithçka ndodhi vetëm pak orë pasi 5 persona të njohur si "Frisco Five" u dërguan në spital në ditën e 16 të grevës së tyre të urisë kundër Suhr.Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Suhr që nga dhjetori, kur policia qëlloi dhe vrau Mario Woods, i dyshuar si agresor edhe pse nuk mbante armë me vete.Zemërimi vjen pas një numër vrasjesh të ngjashme këto dy vitet e fundit, të cilat kanë ringjallur debatin e racizmit në SHBA.Policë të bardhë amerikanë kanë vrarë persona të dyshuar me ngjyrë, edhe të mitur në Chicago, Baltimore, Ferguson, Missouri dhe qytetet të tjera amerikane.