Vlorë, varfëri dramatike në familjen pesë anëtarëshe

Një 55 vjeçar në Vlorë, baba i 5 fëmijëve, tre nga të cilët më prapambetje mendore, kërkon një mundësi punësimi nga shteti.Festim Babaci thotë se është hequr padrejtësisht nga puna në pastrim gjelbërim rreth një vit më parë, dhe prej asaj kohe, familja e tij përballet me borxhe çdo ditë në rritje, nga pamundësia e sigurimit të të ardhurave për t’u ushqyer.Babaci: Unë s’marr asnjë lloj ndihme. Nuk dua ndihmë, por të më fusin në punë. Kam fjetur edhe pak bukë...Kryefamiljari rrëfen se bashkëshortja e tij prej 18 vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë (paralizë), dhe nuk ka të ardhura financiare të kurohet, ndërkohë që një vit më parë ia hoqën kempin.Babaci: S’kam lekë. I kanë thënë për rrjetë dhe unë nuk mundem. Duhen të paktën 300 mijë lekë. Dua vetëm operimin e saj. Më iku ajo, më iku krahu.Të ardhurat e pakta, familja rome me 7 anëtarë, i nxjerrë nga shishet plastike që kryefamiljari përpiqet t’i mbledhë së bashku me fëmijët./Ora News/