KE: Shqipëria me nivelin më të lartë të borxhit pas Serbisë, do ulet në 71.6%
Raporti i fundit i Komisionit Europian vlerëson se Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit në rajon, pas Serbisë. Të dhënat tregojnë se duke filluar nga ky vit, borxhi do të ulet me 0.7%, duke zbritur në fund të 2016-ës në 71.6% dhe më tej vitin e ardhshëm në 69.9%. Ulja e nivelit të borxhit është kusht i vendosur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për lëvrimin e kësteve të mbetur të kredisë në marrëveshjen tre vjeçare me Qeverinë shqiptare.Duke filluar nga ky vit, borxhi publik i vendit do të ulet me 0.7%, duke ruajtur të njëjtën normë zbritëse edhe vitin e ardhshëm.Raporti i Komisionit Europian për tremujorin e parë të këtij viti, vlerëson se borxhi pritet të zbresë në fund të këtij viti në 71.6% nga 72.3% që ishte në fund të 2015-ës. Ndërsa vitin 2017, ky tregues parashikohet të arrijë në 69.9%.Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit pas Serbisë.Sipas të dhënave të raportit, në vendet e tjera niveli i borxhit luhatet nga 13 në 65%, ndërsa në Serbi ka kapërcyer 79%.Ulja e nivelit të borxhit është kusht i vendosur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për lëvrimin e kësteve të mbetur të kredisë në marrëveshjen tre vjeçare.Një angazhim që pritet të realizohet nëpërmjet një disipline të fortë fiskale, që do të përkthehet në tkurrje të shpenzimeve dhe rritje të të ardhurave nga lufta kundër informalitetit.BORXHI SIPAS VENDEVE TË RAJONITVendet Viti 2015 Viti 2016Kosovë 13.2% 12.7%Maqedoni 38.0% 40.8%Bosnje-Herc. 42.3% -Mali i Zi 61.4% 65.8%Serbia 75.4% 79.9%