Ristrukturimi i degëve, Stafa: Vendim i nxituar, pas vendoreve nuk ka ardhur askush
Kryetari i Partisë Demokratike për degën Durrës, Osman Stafa, nuk e konsideron lëvizje të mirëmenduar politike idenë për ristrukturimin e strukturave të partisë në rrethe. Sipas tij mosfunksionimi si duhet i strukturave është pasojë e keqmenaxhimit nga qendra, ku koordinatorët në Durrës nuk vijnë prej datës së zgjedhjeve vendore.Kryetari i Partisë Demokratike Durrës, Osman Stafa, ka kundërshtuar ashpër propozimin e lidershpit demokrat për ristrukturimin e degës.Sipas Stafës, rezultatet negative të opozitës në zgjedhje janë pasojë e mungesës së koordinimit.Stafa tha se të deleguarit prej dy vjetesh nuk kanë trokitur në derën e PD-së në Durrës.Osman Stafa: Udhëzimi që ka ardhur si model nuk përshtatet me formën e organizimit dhe momentin në të cilin u lançua për tu zhvilluar. Duhet të heqin dorë nga fushatat dhe dënimet kolektive. Duke filluar që nga Sekretari Organizativ i PD që prej dy apo tre vitesh janë zgjedhur në atë pozicione, nuk kanë zbritur, nuk kanë marrë mendim apo konsultim me bazën e PD, strkturat e PD, Kryesinë e PD, me kryetarin e PD të degës Durrës.Numri një i PD-së Durrës deklaron se do t'i mbajë përgjegjësitë e tij si kryetar për humbjen në zgjedhjet lokale, ndonëse sipas tij ato ishin të manipuluara.