Spitali i Përrenjas totalisht i amortizuar, u shërben mijëra banorëve

Spitali i Përrenjasit, është pothuajse jo funksionale për 49 mijë banorët e zonës që mbulon. Sipas Drejtori, Sami Agolli ka nevojë për rikonstruksion total. Ai bën thirrje për investime, pasi në vit spitali mbulon të paktën 6 mijë urgjenca, shumë nga të cilat aksidente rrugore.Agolli: Spitali ka shërbimet e patologjisë, pediatrisë dhe pranimet e urgjencës. Patjetër që ka nevojë për rikonstruksion, pasi janë dritaret që kurse është ndërtuar. Çdo vit, kemi rreth 6-7 mijë raste urgjence.Situata emergjente cilësohet edhe nga pacientët.Pacient: Kushtet këtu janë të këqija. Institucionet të marrin masa. Në spitalin e prrenjasit, që nuk ka njohur investime prej vitit 1980 kur u ndërtua, punojnë 3 mjekë specialistë dhe tre mjekë familje./Ora News/