7 p/ligje “emergjencë” që duhen miratuar menjëherë, 40 shoqata letër politikës

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për reformën në drejtësi, fillimisht përmes miratimit të saj në Komisionin e Posaçëm dhe më tej me garancinë që do japin nga mbledhjet e grupit parlamentar PS, PD dhe LSI për votat në Kuvend për finalizimin e saj. Por miratimi i reformës, shoqërohet edhe më nje paketë të ligjeve të emergjencës, 7 prej tyre që duhet të miratohen sa më parë për ta bërë të mundur zbatimin e reformës. Ndërkohë, 40 shoqata që shoqërisë civile i janë drejtuar me një peticion politikës me kërkesën për të mos e zvarritur më shumë reformën.Numërimi mbrapsht deri në votimin e reformës në drejtësi, fillimisht në Komisionin e Posaçëm e më tej në Parlament, por shqërohet edhe me intensifikimin e konsultave për miratimin e paketës së ligjeve që do mundësojnë zbatimin e saj.Në tryezën e Komisionit dhe në duart e ekspertëve është një listë me 7 projektligje, që cilësohen si projektligje të emergjencës, për të cilët kërkohet përmbyllja në kohë rekord e diskutimeve për të bërë të mundur votimin e tyre.Ligjet janë kryesisht të kartakterit organik dhe përfshijnë:P.ligji për Gjykatën KushtetuteseP.ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëveP.ligji për organizimin e gjyqësoritP.ligji për organizimin e ProkurorisëP.ligji për mirëqeverisjen e organeve të drejtësisëP.ligji për SPAK dhe ByrojaP.ligji për statusin e gjyqtarëveNë total janë më shumë se 40 projektligje që duhen miratuar nga Kuvendi si pjesë e paketës së reformës në drejtësi.Por hapi i ekspertëve duket se është shumë më i shpejtë sesa ai i politikës që ende po nguron në miratimin e saj.Në këto kushte, 40 organizata të shoqërisë civile, rretheve akademike, sektorit privat dhe grupeve të tjera jo-shtetërore të interesit janë vënë në lëvizje dhe përmes një peticioni drejtuar forcave politike parlamentare u kërkojnë të mos e zvarrisin reformën.Njazi Jaho:Miratimi sa më shpejt i reformës u intereson jo vetëm shqiptarëve, por edhe SHBA dhe Europës. Prandaj politikanët duke marrë parasysh dëshirën e shumicës dërmuese të shqiptarëve dhe insistimin e ndërkombëtarëve për reformën që të miratohet sa më shpejt, unë mendoj se duhet tu përgjigjen këtyre dy kërkesave që janë themelore dhe që i interesojnë vendit.Darian Pavli: Kemi një bazë solide që janë konsultimet e zgjeruara me Komisionin e Venecias, kemi një raport të Venecias që thotë baza e reformës është e pranueshme, është pozitive. Mesazhi i shoqërisë civile ka qenë që nuk duhet të ketë më pretekste.Besar Likmeta: Ata duhet të angazhohen për ta kaluar këtë reformë, sepse kjo do të thotë një anëtarësim sa më të shpejtë të Shqipërisë, hapjen e negociatave me BE, nëqoftëse kalohet përpara pushimeve të verës së Parlamentit, ndryshe Shqipëria mund të humbë vite të tëra në proçesin e integrimit.Të hënën politika ka një provë vendimtare për përmbushjen e kësaj thirrje që nuk vjen vetëm nga shoqëria civile, ku do të duhet të miratojë në Komisonin e Posaçëm paketën e reformës.Të martën po për këtë çështje, Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin do të jenë në mbledhjen e 3 grupeve përlamentare, përkatësisht në 15:00 të PS, 16:00 të PD dhe 17:00 të LSI, për t’i shtyrë drejt finalizimit në Kuvend të reformës.