Ekspertët: Shqipëria atraktive për fasonët dhe energjetikën, transporti me kosto të lartë
Me ngadalësimin e rritjes ekonomike, që u pranua qartë nga Banka e Shqipërisë dhe apelet e vazhdueshme të investitorëve, kambanat bien që qeveria të përmirësojë klimën e biznesit në vend, si e vetmja mënyrë për të vënë në lëvizje motorët e ekonomisë dhe thithur kapital. Në një garë tashmë të hapur në rajon prej vitesh për të tërhequr sa më shumë kompani të huaja, sa janë mundësitë tona?Albert Gajo, ekspert për ekonominë: Struktura fizike mungon dhe kostoja e transportit në Shqipëri është shumë më e lartë se në vendet e tjera. Shikohet që edhe investitorët vendas në Shqipëri nuk kanë atë dëshirë të madhe për të zgjeruar kapacitetet prodhuese apo për të zgjeruar numrin e aktiviteteve.Gent Beqiri, drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja: Shohin oportunitetin, shohin tregun, shohin krahun e punës së kualifikuar në sektorin ku ata operojnë dhe më pas vendosin.Shqipëria është atraktive për fasonët, bizneset e Call Center-ave dhe investimet në shërbime, ndërsa ende nuk ka arritur të tërheqë kompani me emra të mëdhenj, të njohura ndryshe si Brand-e, siç ka ndodhur me disa vende të rajonit si Serbia dhe Maqedonia.Beqiri: Ne nuk mund të pretendojmë të jemi fari i atraktivitetit në të gjithë zonën e Ballkanit. Ne jemi atraktiv në energji, në sektorin e manifakturës, në sektorin e bujqësisë, në sektorin e turizmit dhe të shërbimeve.Gajo: Kjo nuk është një ekonomi e qëndrueshme bazuar në këtë lloj..sepse shfrytëzojnë një krah pune realitivisht të lirë, dhe nuk krijon një vlerë të shtuar të madhe në ekonominë shqiptare dhe nuk ka një efekt zinxhir në nëndegët e tjera të ekonomisë shqiptare. Pra nuk krijojnë sinerxhi në sektorët e tjerë të ekonomisë.Beqiri: Kemi shumë nevojë për të stimuluar dhe për t’i bërë më tërheqës, portet, aeroportet dhe infrastrukturën hekurudhore.Sipas Bankës së Shqipërisë, për gjithë vitin 2015, investimet e huaja arritën në 871 milionë euro duke u rritur me 7.1% kundrejt 2014-ës dhe duke qenë 5.7% më të ulëta në raport me 2013-n. Ecuria e investimeve në vitin 2015 reflekton paqëndrueshmërinë e tyre dhe varësinë e lartë nga industria e naftës.Në gjashtëmujorin e parë, ato u rritën ndjeshëm me 30%, si rrjedhojë e investimeve në hapjen e puseve të naftës, por edhe rritjen e kapitalit të bankave. Në tremujorin e tretë stafeta i kaloi energjisë, me projektet e hidrocentraleve. Tremujori i katërt ishte më negativi, teksa “Bankers Petroleum”, investitori më i madh në vend, pothuajse pezulloi prodhimin për shkak të konfikteve me qeverinë dhe rënien e ndjeshme të çmimeve të naftës. Ecuria e investimeve të huajaViti 2015 871 mln euroKundrejt 2014 7.1% rritjeKundrejt 2013 5.7% rënie/Ora News/