Doli nga burgu por nuk ndaloi vjedhjet në Tiranë
Një 29 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet si autor i vjedhjes së 8 banesave në Tiranë. Policia vuri në pranga më 6 maj 2016 Petrit Aruçin banues në Tiranë dhe që ishte dënuar edhe më parë për vjedhje e armëmbajtje pa leje.Më 3 maj 2016 Aruçi dyshohet se është autor i dy grabitjeve të tjera banesah."Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas dyshohet se më datë 03.05.2016, ka vjedhur banesat e shtetasve A. H. dhe Sh. Sh."Vjedhjet e tjera per te cilat akuzohet jane:Vjedhje e mbetur në tentative e banesës së shtetasit Sh. Sh., ngjarje e ndodhur më datë 13.01.2015- Vjedhje e banesës së shtetasit N. S., ngjarje e ndodhur më datë 24.01.2016.- Vjedhje banese e shtetasit A. C., ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2015.- Vjedhje e lokalit të shtetasit N. Z., ngjarje e ndodhur më datë 13.02.2016.- Vjedhje e banesës së shtetasit K. M., ngjarje e ndodhur më datë 28.02.2016.- Vjedhje e banesës së shtetasit Sh. L., ngjarje e ndodhur më datë 11.04.2016.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Petrit Aruci, janë gjetur një sasi sendesh të vjedhura në banesat e shtetasve të mesipërm si dhe ne ngjarje te tjera në zonën e Kamzës.Sendet e gjetura dhe të sekuestruara në cilesine e provës materiale:
- Një trapan i markes BLACK&DECKER
- Një pompë uji zhytese, e markës APC TECHNOLOGY
- Një monitor Kompjuteri, HP
- Një pompë uji e markës PEDROLLO
- Një sharë druri elektrke e markës AZQELIK TSEK
- Një gjenerator i markës HONDA
- Një matrapik i markës BOSCH
- Një pompë uji e markës DAP
- Një kuti metalike me çelesa, te llojeve të ndryshme
- Disa rrokelë me tel elektrik me ngjyra të ndryshme