Kadri Veseli në krye të PDK-së pa garë, vjen me “bekimin” e Thaçit
Kadri Veseli është zgjedhur në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, duke pasuar kështu Hashim Thaçin, i cili ka drejtur partinë që nga themelimi i saj 16 vite më parë. Mungesën e garës Veseli e argumentoi me sinqeritet, duke thënë se nuk donin të krijonin artifice me kandidatë fiktivë. Thaçi uroi Veselin dhe shprehu besimin në lidershipin e partisë.Në një garë pa asnjë kundërshtar, Kadri Veseli, është zgjedhur kryetari i partisë më të madhe në Kosovë në Konvetën e shtatë të Partisë Demokratike të Kosovës.Veseli bëhet kështu kryetari i dytë i kësaj partie, duke pasuar Hashim Thaçin, aktualisht President i Kosovës, i cili ka drejtuar PDK që nga themelimi i saj.Faktin që garoi me veten në parti, Veseli e argumenton se PDK nuk ka dashur të krijojë artifice me kandidatë të tjerë fiktivë në garë, duke lënë të kuptohet se ai është i përzgjedhuri i Thaçit si drejtues i partisë.Dhe kështu ndodhi, sepse Veseli u ngjit në këtë post me të gjitha votat pro në ditën e parë të Konventës së jashtëzakonshme të PDK-së.Në fjalimin para delegëtave, kuptueshëm Veseli falenderoi paraardhësin e tij dhe siguroi aleancë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Veseli: Falënderimi i parë shkon për njeriun që e udhëhoqi, ndërtoi dhe krijoi PDK-në, presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin. Jam shumë i sigurt se PDK do të vazhdojë qëllimin dhe vizionin e saj për shtet të pavarur dhe sovran, të zhvilluar ekonomikisht dhe që punon çdo moment për ndërtimin e shtetit. Ne jemi parti pro-evropiane.Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në pocizionin e babait të PDK u shpreh krenar për udhëheqjen 16 vjeçare të partisë, duke e konsideruar zgjedhjen e Veselit një tranzicion të suksesshëm të lidershipit të partisë.Thaçi tha se Veseli dhe lidershipi i PDK do të forcojë institucionet dhe të vijojnë reformat demokratike me qëllim fuqizimin dhe unitetin e vendit.