Vajza që guxoi të thotë të vërtetën dhe përgjigjja e ambasadores BE

Kumbaret e reformës në drejtësi deklarojnë se nuk kanë ndërmend të dorëzohen derisa ajo të miratohet, pasi kështu Shqiperia nuk do humbasë trenin e integrimit, për të cilin një vajzë në takimin e ambasadores së BE me të rinjtë mes lotesh dhe emocionesh të forta fajësoi klasën politike pse po vonon.Ndërkohë në Këshillin e Integrimit Romana Vlahutin shprehu vendosmëri se do t’i shkojë deri në fund procesit të reformës, deri kur te ngrihen kartonat në Kuvend.Në këtë këshill ra në sy mungesa e përfaqësuesve të opozitës.Vajza e cila emocionohet: Nuk kam dëgjuar një politikan të flasë të vërtetën për vendin tim. Nuk kam dëgjuar një politikan në 25 vjet të flasë diçka të mirë për njerëzit e mi. Në 25 vjet politikanët shqiptarë janë ankuar për 45 vitet e komunizmit. Kujt dreqin i nevojitet kjo? Ja pse drejtësia nuk funksionon. Se një vende si ky, në parlament, ne nuk na lejohet të themi të vërtetën. Ju ambasadorët po bëni punën tuaj këtu, dhe po e bëni shumë mirë, por asnjë nuk do t’ju dëgjojë se vendi im nuk ka ndërgjegje. Pyeti këta të rinj, a duan të rrinë këtu? Më vonë, ata do të thonë të vërtetën.Romana Vlahutin:Faleminderit që u tregove e hapur. Unë mendoj se vetëm duke thënë të vërtetën mund të shëroni gjërat dhe duke patur kurajo mund të ndryshoni ato. Po përdorje disa argumente që i kam dëgjuar në shumë gjuhë të tjera.Ka patur shumë vende që kanë patur nevojë për ndryshim shumë të thellë, dhe në këtë kendvështrim Shqipëria nuk është e vetmja. Ndoshta mënyra se si vendi është abuzuar nga regjimet është shumë e madhe. Por ka patur dhe vende të tjera që kanë vuajtur të njëjtat probleme si Shqipëria. Në një mënyrë ata u çuan, luftuan dhe ia dolën. ….Mbaj mend luftën kundër korrupsionit në vendin tim dhe në një pikë të gjithë menduam që nuk do të ndryshonte kurrë. Ndryshoi në 24 orë. Një ditë diçka ndodhi: Disa njerëz u vunë përpara drejtësisë dhe gjërat ndryshuan. Do kohë. Prandaj për brezin tuaj, ju jeni në një pozitë shumë më të mirë sesa brezi im apo brezat e kaluar në Shqipëri.Kohëra të mira ju presin. Ka patur breza që kanë sakrifikuar gjithë jetën e tyre në sisteme dhe shoqëri jofunksionale por ajo që është shumë e rëndësishme është se ju flisni, ju kërkoni dhe ju kurrë nuk dorëzoheni, sepse ky është vendi juaj!Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të fitoni fuqinë si qytetarë për të patur një diskutim shumë të hapur në grupe të ndryshme të shoqërisë dhe të kërkoni ndryshimin.Kam dëgjuar dikur, nuk e di se kush është autori, që ju mund ta ndryshoni sistemin politik në 6 muaj, ndryshoni sistemin ekonomik në 6 vite por duhen 60 vjet për të ndryshuar një shoqëri.Duhet me të vertetë të punoni me veten. Nuk është e lehtë.Shumë njerëz madje duhet të paguajnë për këtë.Ajo që mu duk shumë e çuditshme kur erdha në Shqipëri është se si njerëzit vraponin në mes austostradës për të kaluar rrugën. Unë mendova: “Kjo nuk është një shenjë e mirë”. Ata nuk janë të frikësuar për jetën e tyre. Unë kurrë nuk vrapoj në mes të autostradës. Fëmija ime as nuk do e imagjinonte mundësinë për të vrapuar përmes autostradës.Prandaj bëj pyetjen Si po komunikojmë? Esenca e asaj që po përpiqemi të bëjmë është të ndihmojmë nga të dyja anët. Të insistojmë që sistemi po ndryshon por t’i shtyjmë njerëzit të kërkojnë ndryshimin. Para zgjedhjeve lokale kam zhvilluar shumë takime me të rinjtë dhe jam përpjekur t’i them: Vota juaj është shumë më e vlefshme se sa çdo kush mund të ofrojë.Duhet të tregohemi të drejtë, kur Shqipëria doli nga tranzicioni  ishte vendi i tretë më i varfër në botë. Kështu që rritja duhet të ishte shumë e madhe për të arritur të njëjtin nivel si vendet e tjera në tranzicion. Gjatë rrugës pati edhe viktima. Kjo është diçka që ja kujtoj gjithmonë vetes. Duhet t’i vendosim gjithashtu gjërat në këtë kontekst. Por me të vërtetë varet nga ju.Kemi zhvilluar shumë diskutime për reformën në drejtësi dhe shumë rrallë kam dëgjuar shoqërinë civile të flasë.Ne sigurohemi që të ketë liri për të folur por shumë pak njerëz kanë kurajon të flasin. Kjo është diçka që ka nevojë të ndryshojë sepse është e vetmja mënyrë për të ndryshuar dhe mendoj se ti ke absolutisht të drejtë. Nëse nuk kërkoni, nëse nuk thoni atë që mendoni qartë dhe me zë të lartë do të jetë e vështirë. Ne nuk mund ta bëjmë vetë. Ne mund të diskutojmë, të punojmë, të flasim e të bëjmë çdo gjë por ky është vendi juaj. Unë kujdesem shumë për të por nuk mund të kujdesem aq sa ti mund ta bësh.Është normale. Ajo çfarë është e rëndësishme është të bashkoni forcat dhe jam shumë e sigurt se në 5 vjet, më besoni për këtë, bashkëbisedimi do të jetë ndryshe. E kam parë.Kur flisni për 10 kg apo për njohuri të shkruar që nuk përkthehet në njohuri funksionale, fëmija im ishte 10 kg vetë dhe çanta e saj ishte 10 kg. E njëjta gjë. Këtë po përpiqemi të bëjmë, por reformat nuk bëhen kështu dhe nuk janë diçka që bëhen pa para.Ky është një problem tjetër. Duhen vite të vështria para se të vijnë vite të mira. Kur flasim për reformën në drejtësi po flasim thjesht që të kalojë në parlament.Zbatimi do të kërkojë gjithashtu shumë dhimbje.Kemi lindur në këtë kohë që do na duhet ta kalojmë një gjë të tillë.Personalisht besoj se ky vend ka shumë shumë gjëra që do punojë për të miërn e tij por duhet ta kërkosh, sepse kjo është demokracia. Ti voton. Ti vendos. Ti je bosi! Çdo kush që është në pushtet punon për ju.Prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme, dhe ju lutem drejtohuni te ne nëse keni nevojë për ndihmë, ne duam të ndihmojmë në zhvillimin e shoqërisë civile. Ne duam të ndihmojmë njerëzit të fitojnë fuqi dhe t’i dëgjohet zëri aq sa duhet.  /Oranews.tv/