Rajoni i interesuar për Gazsjellësin Jonian-Adriatik, zgjatim i TAP

Pas gazsjellësit TAP që ka hyrë tashmë në fazën e ndërtimit, vendet e rajonit janë fokusuar në një tjetër projekt të rëndësishëm gazjsellësi, atë Jonian Adriatik Pipeline.Ministrat e Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë Hercegovinës dhe Kroacisë u takuan në Budva, ku u dakordësuan për krijimin e një njësie të menaxhimit të projektit ku do të ketë një përfaqësim edhe SOCAR, kompania shtetërore e naftës së Azerbajxhanit, aksionere e TAP.Damian Gjiknuri: Interesi per projektin IAP vazhdon të rritet. Progresi TAP e ka bërë këtë projekt akoma më fizibël. Në Malin e zi po përfundon master plani i gazit gjithashtu dhe në Shqiperi, gjithashtu dhe Kroacia ka avancuar nga ana e saj, do të thotë që po maturohet pak nga pak kërkesa për gaz dhe shumë shpejt të gjitha vendet do të kenë sasi të dedikuara për gazin, gjë që e bën këtë projekt akoma më fizibël. Është rritur interesi i kompanive të mëdha investitore nga disa vende dhe përtej europës të cilit janë shumë të interesuar për tu bërë pjesë e projektit IAP.Ministri Gjiknuri thekson se interesi për projektin e gazsjellësit Jonian Adriatik Pipeline (IAP) vazhdon e rritet ndërsa progresi i TAP-it e ka bërë atë akoma më fizibël, ndërsa është konstatuar një rritje interesi e kompanive të mëdha investitore.Projekti i gazsjellesit IAP synon të lidhë sistemin ekzistues të transmetimit të gazit të Kroacisë, nëpërmjet Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë me sistemin e gazsjellësit TAP.Invetsimet për zhvillimin e projektit IAP parashikohen në rreth 618 milionë euro.Ndërtimi i këtij gazsjellësi transmetimi do të beje te mundur gazifikimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe zgjerimin e sektorit të gazit në Kroacinë jugore dhe Bosnjë e Hercegovina, duke siguruar një furnizim të larmishëm dhe të besueshëm të gazit natyror./Oranews.tv/