Nisin konsultimet për krerët e PS-së në Shkodër, mungon Hafizi

Pas vendimit të kryesisë, koordinatorët e PS kanë nisur konsultimet me bazën për përzgjedhjen e krerëve të kësaj force politike në 61 bashki të vendit.Sipari i kësaj fazë u çel në Shkodër, ku vetë koordinatori për veriun, ministri Ditmir Bushati mblodhi në një takim të përbashkët strukturat e dy qarqeve, Shkoder dhe Kukës që do të kenë zgjedhje për 8 njësi bashkiake.Pas kësaj faze, sytë janë tek 2017-ta ku Bushati thotë se objektiv është fitorja.Ditmir Bushati: Në pak javë ne do të kemi përfundimin  e këtij procesi të rëndësishëm  dhe po punojmë që  25 vjetori i themelimit të partisë soocialiste  ta gjejë  këtë proces të përmbyllur, për të filluar më pas një proces edhe më sfidues atë të organizimit paraelektoral që do i paraprijë zgjedhjeve të 2017 dhe objektivit tonë për ti fituar këto zgjedhje.I pyetur mbi mungesën e disa deputetëve të këtij qarku dhe sa e vështirëson riorganizimin reduktimi i listës së përfaqësimit.Ditmir Bushati: Ne për momentin  nuk po flasim për trupin legjislativ të Partisë Socialiste por thjesht për strukturën  e saj. Natyrisht  që do kishim preferuar  që kjo strukturë të ishte sa më e plotë por ky është një proces  që ne po synojmë  të riparojmë çdo lloj mangësie që është vënë re.Në këtë mbledhje ndryshe nga të shkuarat nuk ishte deputetja kritike Mimoza Hafizi, e cila sipas koordinatorit Bushati është ftuar për të qënë pjesë e takimit. E kontaktuar nga Ora News, zonja Hafizi tha se nuk ka mundur të jetë e pranishme për shkak të impenjimeve./Oranews.tv/