Dy të arrestuarit sot në Shijak, akuzohen si pjesë e trafikut të heroinës në Itali
Dy të arrestuarit Hajri Balla, dhe Fortuz Hajri janë shpallur në kërkim ndërkombëtar me një urdhërarrest të firmosur nga Gjykata e Venecias në gusht të 2015.Dy të arrestuarit e sotëm akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale e cila furnizonte tregun italian me gati 1 ton heroinë në vit.Operacioni i njoftuar sot eshte kryer nag specialistet për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.Ata ishin në listën e emrave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar "Enigma" i cili u ndërmor më 28 tetor 2015 mes dy shteteve Shqipëri- Itali, kryesisht në veri të Italisë u bënë publike nga autoritetet italiane por dhe ato shqiptare në një konferencë për median në Tiranë.Sipas burimeve nga policia dy të arrestuarit janë kushërinj të vëllezërve Altin dhe Emiljano Hajri të cilësuar nga Guardia di Financa kapo të kësaj organizate.Atehere ishin lëshuar 21 urdhërarreste, dhe 5 persona ishin shpallur në kërkim. Hajri Balla sipas hetimeve italiane ishte pjesë e celulës logjistike të Trentos Ndërkohë Hajri Fortuzi ishte pjesë e celulës operative të Padovës.“Organizata kriminale ishte në gjëndje të fuste në tregun Italian deri në 1 ton heroinë në vit kishte krerët e saj në Shqipëri. Paratë që buronin nga shitja e drogës dërgoheshin në Shqipëri përmes korrierëve për tu përdorur për blerjen e lëndës narkotike dhe për realizimin e investimeve në pasuri të patundshme ” tha zyrtari i policisë së Shtetit në konferencën për median të 28 tetorit 2016.Sipas hetimeve heroina nga Afganistani kalonte në Turqi, Shqipëri e më pas në Itali.Sipas njoftimit te policise: "Të arrestuarit janë Hajri Balla 53 vjeç, banues në Rreth, Shijak, pasi: Gjykata e Venecies ka nxjerrë urdhër Arresti Nr. 11578/12, datë 15.08.2015, për veprën penale"Trafikim i lëndëve narkotike”parashikuar në nenet 10, 73, 74 të Kodit Penal Italian.Fortuz Hajri 24 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, pasi: Gjykata e Venecies ka nxjerrë urdhër Arresti Nr. 11845/12 RG GIP datë 15.08.2015, për veprën penale "Grup i strukturuar kriminal në Trafikimin e lëndëve narkotike" parashikuar në nenet 73, 74, 77 të Kodit Penal Italian."https://www.youtube.com/watch?v=LtTIlZJDomo /Oranews.tv/