Fermerët e Shelqit në protestë, flakin produktet në asfalt
Kanë zgjedhur si mënyrë proteste të mos i tregëtojnë produketet e tyre por ti hedhin ato. Kjo ka ndodhur me fermerët e fshatrave Shelqet dhe Pistull në bashkinë Vau Dejës.Fermerët e dy fshatrave janë kundër transferimit të tregut në një tjetër vend, vendim i marrë nga bashkia e kësaj zone, ndërsa denoncojnë mos lejimin e ushtrimit të aktivitetit brenda tregut të Shelqetit që prej 20 vitesh ka funksionuar në shërbim të komunitetit.Prej 3 javësh ata nuk lejohen të tregtojnë në vendin ku përherë kanë ushtruar aktivitetin, por u është kërkuar të zhvendosen në Melgush, treg që ndodhet disa kilometra me larg.Madje ato thonë se janë përballur edhe me konfiskim malli përballë refuzimit për të ndërruar treg. Protesta e tyre u monitorua nga policia e rendit dhe ajo bashkiake./Oranews.tv/