OKB do të hetojë sulmin në kampin e refugjatëve sirianë

Shefi për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Raad al-Hussein, ka thënë se ekspertët e OKB-së do të hetojnë sulmin vdekjeprurës në një kamp të refugjatëve në Siri.Së paku 28 veta kanë humbur jetën nga sulmi që ka ndodhur të enjten.Al-Hussein ka thënë se “ka jashtëzakonisht pak gjasa që ky sulm vrastar të jetë aksident” dhe ka shtuar se ai “mund të përbëjë krim lufte” informon REL.Al-Hussein ka thënë se raportet se sulmi është kryer nga avionët sirianë duhet të konfirmohen.Ushtria e Sirisë ka mohuar se avionët e saj kanë qenë të përfshirë në sulm.Ajo ka thënë se forcat opozitare janë përgjegjëse.Sulmi, të enjten pasdite, ka ndodhur një ditë pasi është konfirmuar zgjatja e armëpushimit./REL/ Oranews.tv/