Policia gjen 13.9 kg tritol në një tokë pa pronar

Policia e Sarandës ka gjetur një sasi prej 13.9 kg lënde plasëse të llojit tritol. Lënda plasëse është gjetur në një tokë pa pronar dhe ishte e mbuluar me rroba. Tritoli ishte i ndarë në 63 pako secila nga 200 gr."Policia ka konstatuar rreth 12.9 KG lëndë plasëse të llojit "tritol" në një sipërfaqe toke pa pronar. Në lagjen nr.4 Sarandë, pranë lagjes së quajtur "Baba Rexhepi", në një sipërfaqe toke të gërmuar, janë gjetur një sasi me lëndë plasëse, me peshë totale prej 12 KG e 900 GR, të gjitha këto të mbuluar me një rrobë ngjyrë kafe. Kjo lëndë plasëse ishte e fshehur nën një qeskë plastike ngjyrë blu, ku brenda së cilës ishin të ndara në formë kallëpesh rreth 63 pako, të llojit "tritol", me peshë 200 GR secila. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se kjo sasi me lëndë plasëse është gjetur në një tokë pa pronarë", sqaron policia e Sarandës.Punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.tritol3 tritol2 tritol1