Qëllohet me armë gazetari i njohur turk
Një person i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të gazetarit të mirënjohur turk Can Dundar gjatë kohës që kryeredaktori i gazetaës “Cumhuriyet” po priste nisjen e seancës së tij gjyqësore.I dyshuari qëlloi të paktën me tre plumba ndërkohë që bërtit me të madhe fjalën “tradhëtar”. Fatmirësisht Dundar nuk pësoi asnjë dëmtim sipas dëshmive të të pranishëmve.Sulmuesi u neutralizua menjëherë nga forcat e sigurisë duke mos bërë rezistencë, ai hodhi armën e krimit duke pranuar që të dorëzohet.Ende nuk dihen arsyet e vërteta të këtij sulmi, por gazetari Dundar akuzohet nga qeveria e Ankarasë për tradhëti kombëtare, për shkak të publikimit në media të disa materialeve që klasifikohen secrete.Ai njihet edhe për përplasjet me presidentin Erdogan. Akuzimi i Dundar për tradhëti kombëtare ka tërhequr edhe vëmendjen e BE, por edhe të organizatave ndërkombëtare. Këta të fundit kanë kërkuar pushimin e çështjes së tij, me arsyetimin se po kufizohet liria e medias.