Gjeorgjia, atraksioni më i ri turistik për rusët dhe europianët

Gjeorgjia po shndërrohet në atraksion më të dashur turistik për turistët rusë.Më sajte antike historike, me plazhe në detin e zi dhe me kopshte të mrekullueshme e vreshta për verë të famshme, vizitorët rusë, flasin me shumë dashuri dhe kuriozitet për këtë atraksion fqinj të pazbuluar më herët."Dëgjuam për mikëpritjen, për ushqimin e shijshëm dhe për verëm. Shumë miq tanë kishin udhëtuar në Gjeorgji. Për arsyet e tyre. Na dhanë rekomandime. Edhe miqtë tanë nga Ukraina kishin ardhur këtu dhe e kishin pëlqyer shumë, ndaj vendosëm të vinim edhe ne" thanë Valeria dhe Sergei Aterleiy nga Moska.Në vitin 2008, Rusia dhe Gjeorgjia luftuan në një luftë të shkurtër, rreth shkëputjes së provincës gjeorgjiane në Osetinë Jugore.Lufta që zgjati vetëm për 5 ditë tensionoi marrdhëniet mes dy vendeve.8 vite pas asaj ngjarje, marrdhëniet mes Rusisë dhe Gjeorgjisë ende mbeten të ndera por janë përmirësuar disi."Nëse më parë kishte vetëm grupe të vogla turistësh rusë që vinin në Gjeorgji, tani ata janë shndërruar në një lumë të vërtetë, gjithnjë e më shumë po prenotojnë për të ardhur. Kemi parë një bum turistësh dhe duam që sa më shumë njerëz të vijnë dhe të zbulojnë vndin tonë" tha Anastasia Pavlova, punonjëse e një kompanie turistike "Gjeorgjia ime".Më datë 1 prill, agjencia e vlerësimit të krediteve, Fitch Ratings tha në një raport se turizmi në Gjeorgji mund të performojë suksesshëm këtë vit dhe në vijim, aq sa industria e turizmit të kthehet në jetike për vendin, duke shfrytëzuar faktin se tashmë ka rreziqe për sulme terroriste në vende të tjera, kreysisht në destinacionet ndër vite të preferuara nga rusët, mes tyre Turqia dhe Egjipti.Edhe Tbilisi është shndërruar në një destinacion të preferuar për turistët e huaj nga Rusia por edhe vende të tjera."Gjeorgjia ka bërë shumë punë për të mirëpritur turistët e huaj. Në vitet e shkuara ka ndërtuar shumë rrugë, ka restuaruar sajtet historike dhe kulturore. Sigurisht që njerëzit kanë qënë më të interesuar" tha Pavlova.