Palmira, forcat ruse dhe siriane pastrojnë qytetin nga minat

Forcat qeveritare siriane prej disa javësh kanë marrë në kontroll qytetin antik të Palmirës nga duart e ekstremistëve, ushtarët rusë dhe sirianë kanë pastruar qytetin nga minat dhe bombat nëntokësore dhe aktivistët kanë rinisur punën për ta bërë sërish qytetin të jetueshëm, duke e restauruar atë.Sipas eksploratorëve rus, nga qyteti i vjetër i Palmirës, janë hequr më shumë se 17 pajisje eksplozive nga datat 2-21 prill, duke theksuar se sërish qyteti nuk është 100% i sigurtë."Kemi pastruar 234 hektarë tokë dhe 10 godina e ndërtesa historike, kemi caktivizuar 2991 eksplozivë dhe pajisje eksplozive nga Palmira" tha Yuri Mikhailovich, kreu i ekipit rus të pastrimit të tokës nga minat.Eksprrtët rusë thanë se esktremistët kanë përdorur mina dhe eksplozivë të dhjetëra llojeve dhe për ta ka qënë shumë e vështrirë zbulimi i të gjithave sepse disa lëndë shpërthyese për shembull janë krijuar edhe me dru dhe është e vështirë zbulimi me detektor metalikë. Për këtë ata kanë përdorur edhe qentë anti eksplozivë dhe robotë.Ndërkohë, për ti rihapur dyert e qytetit antik, artistët rusë kanë ofruar edhe një koncert për të përshëndëtur lirimin e Palmirës. Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar një mesazh personal, me urime në ditën e koncertit.Në mesazhin e tij, shefi i kremlinit thotë se njerëzit duhet konsiderojnë mposhtjen e terroristëve si një fitore për mbarë rracën njerëzore duke theksuar apelin për zero tolerancë ndaj terrorizmit.Ndërkaq organizata e Komnbeve të Bashkuara për Edukim,shekncë dhe kulturë ka dërguar ekipet e saj në Palmira për të inspektuar të gjitha dëmet që i janë bërë qytetit antik."Palmira është një qytet i rëndësishëm përgjatë rrugës antike të qumështit. Është një linjë historike dhe kulturore mbi 1 mijë vjecare dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në shkëmbimin lindje-perëndim. Është shumë e dhimbshme të shohësh mënyrën sesi është shkatërruar ky qytet. Kina ka luajtur nnjë rol të madh në mbrojtjen e këtyre sajteve antike" tha Zhang Xiuqin, përfaqësuesi i UNESCO-s.Ndërkaq në muajin qershor dhe korrik Unesco do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me fokus mbrojtjen dhe restaurimin e qytetit të palmirës.