Erdogan qëndrim të ashpër ndaj BE: Ju rrugën tuaj, ne tonën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nuk do të ndryshojë ligjet kundër terrorizmit, në këmbim të udhëtimit pa viza në Evropë.Duke iu drejtuar BE ai tha: “Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, ju vazhdoni të juajën”, ka thënë ai.Erdogan i ka bërë këto komente një ditë pasi kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, i cili ka negociuar marrëveshjen me BE-në, ka thënë se jep dorëheqje.Sipas raporteve, Davutoglu po ashtu ka kundërshtuar planet e Erdoganit për t’i dhënë presidencës më shumë pushtet.BE i ka kërkuar Turqisë të rishikojë ligjet anti-terrorizëm si kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët turq.BE-ja do që të ngushtojë definicionin aktual që Turqia ka mbi terrorizmin, për t’iu përshtatir standardeve evropiane.Erdogan e ka hedhur poshtë këtë, duke këmbëngulur se Turqia mbetet nën kërcënim të madh të terrorizmit.