Papa Francesku nderohet me çmimin "Karli Madh" 2016
Kreu i Vatikanit, Papa Francesku është nderuar sot me çmimin "Karli Madh" 2016 për kontributin e tij të vyer ndaj Paqes, mirëkuptimit e mëshirës në vlerat e shoqërisë europiane. Çmimi iu dorëzua nga kreu i Parlamentit Martin Schulz, Kryetari i Komisionit Jean Claude Juncker dhe kreu i Këshillit Evropian Donald Tusk, nën praninë e shumë personaliteteve europiane. Papa bëri thirrje për ndërtimin e urave dhe shembjen e mureve.Papa Francesku është nderuar sot në Vatikan me Çmimin Europian "Karli Madh" 2016, për angazhmin e tij të jashtëzakonshëm ndaj Paqes, Mirëkuptimit e Mëshirës në vlerat e shoqërisë europiane. Atit të Shenjtë i është dorëzuar ky çmim nga tre presidentët e institucioneve evropiane, Kreu i Parlamentit Martin Schulz, Kreu i Komisionit Jean Claude Juncker, kreu i Këshillit Evropian Donald Tusk si dhe kreu i Komitetit organzues të këtij çmimi Juergen Linden.Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qënë dhe Kryeministri italian Matteo Renzi, kancelarja gjermane Angela Merkel, mbreti i Spanjës Felipe VI dhe personalitete të tjera europiane.Ati i Shenjtë i bëri thirrje Europës të rigjejë udhën e saj të solidaritetit."Projektet e atyre që themeluan Europën, lajmëtarë të paqes e profetë të së ardhmes nuk janë përmbushur ende dhe sot më shumë se kurrë na frymëzojnë për të ndërtuar ura e shembur mure. Na duhet të përditësojmë idenë e Europës, e aftë për t'i dhënë në dritë të re huanizmit të bazuar në 3 aftësi, integrim, komunikm dhe gjenerim, u shpreh ati i shenjtë, duke bërë thirrje për krijimine koalicioneve jo vetëm ekonomike, por kulturore, arsimore, filozofike, fetare.Çmimi Europian "Karli i Madh", prej vitit 1950 jepet nga qyteti gjerman Aquisgrana ndaj personaliteteve me merita të vecanta në integrimin , bashkimin e paqen në Europë. /Oranews.tv/