Krimi i organizuar, policia akses me ligj në tabulatet telefonike

Policia kërkon të drejtën për të patur akses  në tabulatet telefonike. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri pas një  takimi të  zhvilluar më operatoret telefonik në Shqipëri.  Tahiri tha së ka hartuar një draft ku ka prezanatuar  me ndryshimet në ligj që do të sjellin akses të  drejtpërtdrejtë në hetimet e policisë e prokurorisë.Tahiri: Kemi konstatuar domosdoshmërinë për të ndryshuar disa ligje, të cilat do të mundësonin Policinë, Prokurorinë dhe të gjitha agjencitë ligjzbatuese të bënin hetime më të shpejta dhe më efektive në kohë.Në  draftin e propozuar nga Ministria e Brendshme propozohet,  që në ndryshim nga tani të drejten per të marre tabulatet telefonike, që tashmë e ka vetëm prokuroria ta marrë edhe policia. Por, sipas Tahirit kjo nuk ka të bëjë me shkelje të kompdetencave te organit të hetimit.Tahiri: Nuk ka lidhje kjo me kompetencat e asnjë institucioni. Ndryshimet të cilat po konsultojmë kanë lidhje me marrëdhënien që kanë agjencitë ligjzbatuese me operatorë kryesisht privatë por edhe publikë në fushën e hetimeve penale. Pra nuk jemi në fazën (dhe nuk është as detyra dhe kompetenca jonë) që të propozojmë ndryshime në pikëpamje të ndryshimit të kompetencave të institucioneve. Nuk është kjo.Ne draftin e ministrisë së Brendshem është parashikuar se kompanitë duhet ti japin të dhënat brenda  5  ditëve  nga  marrja  e  kërkesës,   ndërsa vonesa e pa justifikuar për vënien në dispozicion të të dhënave të kërkuara,  dhe kjo gje ka dëmtuar hetimin përbën vepër penale./Oranews.tv/