Shkodër, Italia 500 mijë euro për shkollën profesionale, Klosi: Ju avantazhon!
Turi i takimeve "unë zgjedh arsimin profesional" i ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe rinisë kishte si ndalesë të radhës Shkodrën. ministri Blendi Klosi u kujtoi të rinjve se zgjedhja e arsimit profesional përkthehet në më shumë mundësi punësimi, por edhe përafrimi me tregun evropian.Klosi: Si një mundësi më shumë për të gjithë ata që duan të kenë një punë të sigurt në jetën e tyre, të kenë mundësinë e një page disa herë më të lartë se kolegët e tyre. Arsimi profesional të përgatit edhe nga mendja dhe ta bën më të zhdërvjelltë.Aktivitetit iu bashkua edhe Kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi e cila e cilësoi primare për punën e bashkisë zhvillimin e arsimit profesional pasi ai mundëson treg pune.Ademi: Arsimi profesional është një parakusht i rëndësishëm për zhvillimin e njësisë tonë vendore.Duke folur vlerësuar 4 shkollat profesionale të Shkodres ministri Klosi tha se brenda pak muajsh Italia do të financojë gjysëm milioni euro për laboratorin e shkollës Industriale "Arben Broci", diplomat e së cilës do të njihen edhe në bashkimin evropian. Ndërsa British Council do të binjakëzohet me këtë shkollë duke rritur mundësitë për të rinjtë por dhe standardet arsimore./Ora News/