Samiti i Parisit, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi diskutojnë për transportin rrugor dhe hekurudhor

Tre ministrat e Transportit, ai shqiptar Edmond Haxhinasto dhe homologët Lutfi Zharku i Kosovës dhe Ivan Brajovic i Malit të Zi zgjodhën Shkodrën për të diskutuar lidhur me masat që 3 vendet duhet të marrin për Samitin e 4 korrikut në Paris.Pas diskutimeve kokë me kokë, i vetmi që zgjodhi për të folur për mediat ishte ministri Haxhinasto, i cili shpalosi axhendën e bisedimeve. Fokus tha Haxhinasto kanë qenë masat e buta dhe liberalizimi i tregut mes vendeve tona, si dhe protokollet që do të nënshkruhen për transportin hekurudhor.Haxhinasto: Fokusi ka qenë tek masat e buta, ato që kanë të bëjnë me liberalizimin e tregut. Janë një sërë veprimesh që duhet të ndërmerren akoma. Me Malin e Zi duhet të përfundojmë disa protokolle për transportin hekurudhor.Një tjetër çështje e prekur në këtë takim ishte edhe traktati i përbashkët për transportin, që synon liberalizimin e tregut.Haxhinasto: Është një dokument i cili do të vendosë një ngjashmëri midis marrëdhënieve midis vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit për sa i përket transportit. Pra, do të ketë një liberalizim të ndjeshëm të tij me qëllim që edhe ne të përgatitemi për një integrim të shpejtë në BE.Nëse me Kosovën marrëveshjet e para kanë nisur të japin efekte, me Malin e Zi duhet pritur pasi deri më tani shembulli i vetëm ka qenë pika e kalimit kufitar të Muriqanit, investim i Bashkimit Evropian. /Ora News/