Hoffman: Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi kanë qenë të vështira. Meta: Duhet bashkëpunim
Shqipëria dhe Serbia do të kenë një të ardhme më të sigurt së bashku në Bashkimin Evropian vetëm nëse vazhdojnë të zhvillojnë marrëdheniet mes tyre të sfera të ndryshme, si ajo politike, ekonomike e kulturore. Ky ka qenë pothuajse mesazhi i përbashkët i panelit që përshëndetën forumin e Durrësit organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe forumi për marrëdhënie ndërkombëtare i lëvizjes evropiane për Serbinë.Takimi është përshëndetur nga drejtori i instituit shqiptar Albert Rakipi dhe homologja serbe Jelica Minic. I pranishëm në takimin e ditës së parë të forumit ka qenë edhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Helmut Hoffman. Ambasadori gjerman theksoi se po e mbështsim këtë project sepse ai mbështet të ardhmen evropiane të dy vendeve të rajonit të Ballkanit. Ndërsa shtoi se ka ka dëgjuar deklarimet e fundit për reformën në drejtësi dhe shtoi se në kofidencë ka mësuar se kryetari i parlamentit gjerman ka thënë se në rast të miratimit të kësaj reforme me siguri që do të ketë një raport të mirë për Shqipërinë.Kryetari i kuvendit Ilir Meta në përshëndetjen e tij ka thënë se marrëdhëniet me Serbinë nuk janë aty ku duhet të ishin dhe për këtë fajësoi më së shumti qeveritë serbe, të cilat sipas tij, kanë më shumë se gjysmën e marrëveshjeve të rëna dakord ende të paratifikuara që nga viti 2002.Forumi i Durrësit do i zhvillojë punimet edhe gjatë ditës së nesërme. Objektivat e forumit janë të rrisë komunikimin, njohuritë dhe ndërveprimin ndërmjet aktorëve të të dy vendeve, Shqipërisë dhe Serbisë, të cilët kanë influencë në politikë, politikëbërjen ekonomike, media, arte, kulturë, aktivizëm rinor, etj.