Deri në 120 raste në ditë në urgjencën e Spitalit Durrës

Luhatjet e temperaturave, apo kushteve të motit gjatë ditëve të fundit kanë sjellë fluks  të numrit të fëmijëve të prekur nga virozat e stinës.Mesatarisht në 24 orë, në urgjencën e pediatrisë në Durrës paraqiten për të marrë ndihmën e parë mbi 120 fëmijë. Shefi i pediatrisë në Durrës Fatmir Shahini, sqaron edhe shkaqet e numrit të lartë të prekurve në këtë periudhe te vitit.Shahini: Dimë që viruset janë shpërthime të papritura. Faktori bazë është faktori ambient, është faktori i kujdesies familjare.Mjeku pediatër u bën apel prindërve të shmangin qëndrimin e fëmijëve në ambiente te mbyllura për të evituar virozat me probleme respiratore, sidomos për të vegjlit nën 2 vjeç./Ora News/