Hetimi i “CEZ”, PD kërkon përfaqësuesit ndërkombëtar, PS: Të mos ketë mbivendosje!

Mazhoranca ka miratuar e vetme planin e hetimit për procesin e privatizimit të OSSH nga kompania çeke CEZ. Mbledhja ishte njoftuar për në orën 12, por përfaqësuesit e opozitës janë vonuar, dhe kjo solli që deputetët e shumicës të votojnë të vetëm planin e hetimit.Demokratët dhe socialistët u takuan vetëm në korridorin e kuvendit, duke rënë dakord që debati për planin e hetimit të vijojë në mbledhjen e radhës.Anëtari demokrat në komision hetimorë për privatizimin e OSSH-së, Sherefedin Shehu, tha se opozita do të kërkojë që në séance dëgjimore të jenë edhe përfaqësues të institucionet ndërkombëtare që asistuan procesin e privatizimit.Shehu: Ka qenë një proces i mbështetur dhe certifikuar nga Banka Botërore nëpërmjet korporatës financiare ndërkombëtare, IFC. Ne do të kërkojnë që të thirren edhe këta institucione që kanë qenë pjesë e procesit, të cilët kanë dhënë rekomandime.Në Kuvend u mblodh dhe komisioni hetimor për marrëveshjen e mirëkuptimit të qeverisë shqiptare me kompaninë ceke CEZ, i kërkuar nga opozita. Kryetari i komisionit Edmond Spaho, tha se hetimi bazohet mbi një raport të kontrollit të lartë të shtetit, ku theksohet se vendit, kjo marrëveshje shkaktoi një dëm ekonomik që arrin në vlerën 479 milion euro.Spaho: Identifikimin e përgjegjësive me organet apo persona zyrtar përkatës, me synim për frenimin me mjete ligjore të shfaqjes së tyre në të ardhshmen.Por socialistët hodhën dyshime mbi objektivitetin e raportit të KLSH-së, ndërsa theksuan se komisioni duhet të komunikojë me prokurorinë për të mos pasur mbivendosje të hetimit.Eduard Shalsi, deputet i PS: Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasur pjesë të punës së tyre dhe së paku duhet të pyeste edhe komitetin e energjisë./Ora News/