Smoothie, macja më fotozhenike në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2016, 16:24
Ndonjëherë ju duhet vetëm një “top leshi” në jetën tuaj që t’ju mbushi me gëzim dhe t’ju sjellë një buzëqeshje të madhe në fytyrën tuaj edhe në ditët e zymta. Një mace intelektuale britanike e quajtur Smoothie është bërë e njohur në Instagram falë gëzofit dhe ëmbëlsisë së saj. Si cdo supermodele tjetër, Smoothie ka fituar mijëra ndjekës në rrjetin social duke qenë tepër mahnitëse dhe fotozhenike.