Goditet grupi shqiptar me lidhje farefisnore për trafik kokaine e prostitucioni

Pesë shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane gjatë një operacioni të zhvilluar sot i koduar “Matrix”.Të rinjtë shqiptarë merreshin me shitjen e kokainës, armëve si dhe me prostitucion. Banda operonte në Piacenza.Sipas medieve italiane, të rinjtë kishin lidhje farefisnore midis tyure dhe jetonin prej vitesh në Itali. Ata kishin shkuar në moshë të re në vendin fqinj, ndërsa drejtonin trafikun e madh të drogës veçanërisht të marijuanës dhe kokainës, e blerë në Milano.Hetimet komplekse ndaj bandës kanë vijuar prej disa muajsh. Të arrestuarit janë shqiptarët: Daniel Elezi, Altin Muça, Kelmend Muça, Tajar Menerja dhe Qazim Sharka. Hetimet ndaj tyre po  vijojnë.shqiptarettt shqiotareshqiptaret1