Rrëfimi tronditës i shqiptares: Babai më përdhunoi që 8 vjeçe, më godiste në bark
Një burrë shqiptar ka përfunduar në pranga në Itali. Shkaku: ka përdhunuar të bijën për 10 vite resht. Mediat italiane sjellin rrëfimin e një vajze, e cila thotë se është përdhunuar nga babai që në moshën 8 vjeçare.Tmerri është regjistruar në Jesi (Ancona), thuajse çdo ditë. Vajza tregon se është goditur me shkelma në stomak nga babai me frikën se kishte mbetur shtatzënë. 44 vjeçari përfundoi në pranga më 22 qershor të vitit të shkuar, duke kaluar 6 muaj në burg për dhunë seksuale të rëndë. Vajza e tij tashmë është 23 vjeçare studente.Abuzime seksuale kanë nisur me të shkuar familja shqiptare në Itali në fillim të viteve 2000. Vajza i ka rrëfyer avokates Marina Magistrelli gjithë historinë e saj dhe kërcënimet e vazhdueshme të babait se nëse do të tregonte do të shfaroste familjen.Vajza thotë se përdhunimi bëhej një ditë po dhe një ditë jo. Në shumë raste, marrëdhënia e detyruar kryhej në mëngjes para se vajza të shkonte në shkollë.Gjatë gjithë viteve, familja nuk ka ditur asgjë dhe pasi e reja e ka mbajtur të fshehë për shkak të frikës.Me pak fjalë, situata brenda katër mureve të shtëpisë në dukje ishte normale për shumë vite.“Nëse thua ndonjë gjë, përpara do të vras nënën tuaj, pastaj motrën, vëllain dhe më pas do të vrasë veten”, i thoshte burri të bijës, sipas dëshmisë së kësaj të fundit.Abuzimi do të ndërpritej në vitin 2011, kur vajza 18 vjeçare u zhvendos larg shtëpisë, duke i treguar rastin tezes së saj. U deshën edhe katër vite të tjera për të marrë kurajon që rastin ta denonconin tek autoritetet.Burri është arrestuar në janar. Avokati mbrojtës i punëtorit shqiptar thotë se e gjithë historia është pjellë e fantazisë së vajzës. Babai pretendon se vajza shpiku historinë pasi nuk i kishte dhënë para për të vijuar studimet./Ora News/