Vlorë, 30 mln lekë për promovimin e zonave të mbrojtura, gati aplikacioni turistik

Afrimi i sezonit ka shtuar nevojën për promovimin e zonave të mbrojtura të Vlorës, një nga bashkitë e rrethuara prej tyre. Rreth 30 milionë lekë në total do investohet për një qendër të re informacioni për gadishullin e Karaburunit, qendrat e informimit në Llogora, Eadhimë, etj. Vlorë-Zonat e mbrojtura ne qarkun e Vlorës do të kenë një vëmendje të veçantë kryesisht në promovimin e tyre, menaxhimin dhe monitorimin e vazhdueshem. Në një takim në bashkinë e Vlorës kreu i zonave të mbrojtura të Shqiperisë Zamir Dedej i shoqëruar nga diplomatët suedezë dhe sllovenë, renditi prioritetin e investimeve 30 milionë lekë të reja.Zamir Dedej: Do të ketë një investim 40-50 mijë dollarë për qendrat e informimit ne Radhime dhe Llogora , gjithashtu  do të alokohen 250 mln lek të vjetra  për një qendër të re  informacioni vetëm për gadishullin e Karaburunit si dhe rrethimin e zonave të mbrojtura. Zona e mbrojtur e Sazan –Karaburuninit përbën një shembull tipik të perqasjes së mjedisit  për një zhvillim të qëndrueshëm  mbi baza politikash mbrojtëse , që të kemi përherë një mjedis të shëndetshëm. Qyteti ka nevojë për vemendje, mjedisi gjithmone e me teper.Kreu i bashkise se Vlorës  Dritan Leli prezantoi aplikacionin e parë turistik me të gjithë informacionin për zonat e mbrotjura dhe pikat turistike, i aksesueshme nga ëdo telefon mobile.Vlora është një nga bashkitë e rrethuar nga zonat e mbrojtura  si parku kombetar i Llogorasë, parku ujor i Karaburun -Sazanit, laguna e Nartes etj.