BB: Mungesa e lejeve të ndërtimit ndikim te biznesi, Rama: Luftë informalitetit

Banka Botërore përsëriti apelin drejtuar qeverisë shqiptare për të përmirësuar klimën e të bërit biznes. Në prani të të kryeministrit Rama, Përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahseen Sayed, kritikoi pengesat administrative dhe mungesën e konkueshmërisë në Shqipëri.Duke folur në aktivitetin për dhënien e lejet e ndërtimit online, Sayed tha se këto problematika kanë ndikuar te niveli I investimeve.Sayed:  Duhet të përqendroheni në dy reforma afatgjata që kanë të bëjnë me përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe e dyta ka të bëj me integrimin financiar. Për ta bërë më të lehtë klimën e biznesit duhet të rritet konkurrueshmëria, duhet të ulen pengesat dhe ngarkesat administrative me qëllim që të rritet mundësia e investimeve. Por të kthehemi te lejet e ndërtimit e cila është një nga çështjet kritike që krijon pengesë në bërjen e biznesit. Dhe shumë vende midis tyre edhe Shqipëria janë ndikuar nga lejet e ndërtimit.Kryeministri Edi Rama që mori fjalën pas përfaqësueses së BB, u përqendrua më tepër te një prej problemeve më të mprehta me të cilat përballet Shqipëria ajo e ndërtimeve pa leje.Rama:  Ne do vazhdojmë betejën kundër ndërtimeve pa leje dhe për të pastruar hap pas hapi, ato ndërtime pa leje që pengojnë zhvillimin normal të zonave të banuara apo të zonave turistike.Në prani edhe të përfaqësuesve nga vendet e rajonit, Rama tha se Ballkani perëndimor në takimin e radhës në Paris duhet të shkojë me projekte të përbashkëta edhe pse BE-ja sipas tij është shndërruar në një organizatë koprrace.Lejet on-Linë të ndërtimit kanë nisur të aplikohen që prej 20 prillit dhe deri në fillim të shtatorit është lënë edhe opsioni i marrjes së lejeve nëpër zyra si një mundësi për tu njohur më mirë me procedurat. Ndërtuesit e vlerësojnë nismën e dhënies së lejeve on-line ndërsa theksojnë se aktualisht po njihen me programin që përdoret për aplikim./Ora News/