Ambasadorja Vlahutin: Reforma në drejtësi do të ndryshojë gjithçka në Shqipëri

Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin, e zhgënjyer nga politika aktuale, veçanërisht për reformën në drejtësi, ka kthyer sytë nga rinia shqiptare për ndryshimin e realitetit.Duke folur në forumin "Të rinjtë dhe Europa" në kuadër të Ditës së Europës, diplomatja e BE u bëri thirrje të rinjve që të përfshihen në vendimarrje për të përmirësuar të ardhmen. Vlahutin: Reforma në drejtësi duhet të bëhet sipas standardeve të BE-së. Drejtësia është e rëndësishme për Shqipërinë sepse do të ndryshojë gjithçka në këtë vend.Shqipëria duhet të zbatojë rregullat për t'iu bashkuar BE-së. Një çështje e rëndësishme është dialogu. Këtu ka mungesë dialogu. Dialogu i'u bën të përfshiheni në vendimmarrje. Keni më shumë pushtet sesa mendoni”.Të njëjtin besim tek rinia shprehu edhe Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, e cila i konsideroi ata, Ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në BE.Gjosha: "Rinia janë Ambasadorët më të mirë të vendit dhe zhvillimit të tij. Pa të rinjtë, nuk shkojmë dot në BE . Reforma në drejtësi do ti hapë rrugë integrimit dhe besimit tek sistemi i drejtësisë. Jemi shumë pranë çeljes ë negociatave si dhe shumë pranë miratimit të reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi do të kalojë shumë shpejt".Gjatë forumit, të rinjtë pyetën Ministren Gjosha dhe Ambasadoren Vlahutin për përfitimet e BE-së nga anëtarësimi i Shqipërisë si dhe njohjes së diplomave shqiptare në vendet e BE-së.