Fshehën kanabisin në pasqyrë, arrestohet marangozi dhe trafikuesi nga Vlora

Dy persona të tjerë janë arrestuar për sasinë prej 20 kg kanabis të kapur një ditë më parë në portin e Durrësit, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.Leonard Hoxhaj 30-vjeç, banues në Vlorë, me profesion marangoz, i cili ka përgatitur lëndën në pajisjen e drurit dhe Marinel Haruni 29-vjeç po nga Vlora, i cili ishte trafikuesi i kanabisit.Sakaq policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e shtetasit M.H. 24 vjeç, banues në Vlorë.Një ditë më parë në vijën e dytë të kontrollit në portin e Durrës, u arrestua drejtuesi i autobusit në bagazhin e së cilës u gjet 20 kg kanabis i fshehur në një pajisje druri.Droga ishte fshehur brenda një pasqyre në formë tallazhi. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Neshet Alushi, 57 vjeç, banues në Vlorë dhe shpalli në kërkim O.A 32 vjeç banues në Vlorë.