Raporti i FMN: Shqipëria me rritjen më të ulët në rajon, por lë pas Serbinë
Ekonomia shqiptare do të ketë ritmin më të dobët të rritjes në rajon duke ngelur pas Maqedonisë dhe Malit të Zi.Në raportin e fundit për perspektivën ekonomike Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka qëndruar paarashikimit për një rritje ekonomike prej 3.4 % për Shqipërinë gjatë 2016, pavarësisht se vetëm pak ditë parë Banka e Shqipërisë uli pritshmëritë për rritjen ekonomike nga 3.4 % në 3%.Fondi Monetar Ndërkombëtar i qëndron parashikimit për rritje ekonomike 3.4% këtë vit për Shqipërinë, duke mbështetur parashikimin e Qeverisë dhe duke qenë më optimiste se Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore për ecurinë e ekonomisë sonë.Në raportin e fundit mbi perspektivën e ekonomisë botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se rritja ekonomike e Shqipërisë do të përshpejtohet lehtë në 3.8% vitin e ardhshëm dhe në 4.1% në vitin 2017.Sipas FMN-së, Shqipëria ka një rritje ekonomike anemike krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Ne lëmë pas vetëm Serbinë, ndërsa të gjithë vendet e tjera kanë një rritje më të lartë, si Maqedonia dhe Mali i Zi. Ndërsa Kosova parashikohet të ketë këtë vit rritje ekonomike prej 3.4% të njëjtë me atë të Shqipërisë.Edhe pse i qëndron objektivit të rritjes ekonomike FMN ka lënë detyra të qarta për Qeverinë shqiptare, ku prioriteti kryesor është stabiliteti i financave publike, ku në finale kërkohet ulja e nivelit të borxhit.Një politikë që sipas ekspertëve të ekonomisë mund të godasdë rritjen e ekonomisë reale, në kushtet kur do të arrihet nëpërmjet tkurrjes së shpenzimeve buxhetore, që janë edhe një ndër stimujt e rritjes.Ndërkohë ministria e Financave ka reaguar ndaj raportit duke theksuar se FMN konfirmoi se Shqipëria ka konsoliduar tashmë trendin e qendrueshem të rritjes. Sipas Financave, FMN thekson se raporti i pagës minimale ndaj pagës mesatare për vitin 2015 është mbi nivelin mesatar në Evropen Perëndimore. Gjithashtu risku i stabilitetit politik në mars 2016 është reduktuar kundrejt një viti më parë, ndërsa Shqipëria është përjashtuar nga grupi i vendeve që ekspozojnë hapësira për rritjen e borxhit të jashtëm.